Kryeqyteti Prishtina

@kryeqytetiprishtine

Faqja Zyrtare e Komunës së Prishtinës, Kryeqyteti i Kosovës
Посты
2,098
Последователи
5,180
Follow
36
📢 Njoftim rreth Dezinsektimit Hapësinor në Kryeqytet! 🌤️ Sipas të dhënave nga Instituti Hidrometerologjik i Kosovës, sot nuk do të ketë shi. Prandaj, do të vazhdojmë me ditën e 4 të dezinsektimit. 🗓️ Këtë vit, në planin dinamik të operimit të dezinsektimit shtohen edhe Truda dhe Lebana, përkatësisht në ditën e 6. Drejtoria e Shëndetësisë Izet Sadiku #prishtinapraktike💙
16 0
1 день назад
Kalendari i aktiviteteve kulturore për muajin Korrik🤩 Drejtoria e Kulturës Sibel Halimi #prishtinaepërjetimeve💛
31 0
2 дней назад
Në bashkëpunim edhe me drejtoritë përkatëse të kryeqytetit, Inspektorati i Kryeqytetit vazhdon me lirimin e trotuareve për këmbësorët dhe rikthimin e pengesave të dëmtuara. Një aksion i tillë sot është zhvilluar në rrugën "Zenel Salihu" në pjesën qendrore të kryeqytetit. Aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në pjesë tjera të Prishtinës! Inspektorati i Kryeqytetit Florian Dushi #prishtinapraktike💙
83 4
2 дней назад
📢 Njoftohen të gjithë bletarët e Komunës së Prishtinës se ka filluar dezinsektimi hapësinor me këtë orar: 🗓️ 29.06.2024 - Dita 1 Ulpiana, Dardania, Arbëria, Shkabaj, Zona Industriale, Kazerma Adem Jashari. 🗓️ 30.06.2024 - Dita 2 Aktash, Parku i Qytetit, Pejton, Lakrishte, Vellushe, Muhaxherët, Tophane, Qendra e Qytetit, Mramor, Makovc. 🗓️ 01.07.2024 - Dita 3 Prishtina e Re, Veternik, Qëndresa, Lagjja Nic, Kodra e Trimave. 🗓️ 02.07.2024 - Dita 4 Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit, Mat, Kalabria, Kolovicë, Kolovicë e Re. 🗓️ 03.07.2024 - Dita 5 Taslixhe, Velani, Taukbashqe, Sofali, Gërmi. 🗓️ 04.07.2024 - Dita 6 Hajvali, Bërnicë e Epërme, Bërnicë e Poshtme, Bardhosh, Teneshdoll, Vranidoll, Rimanishtë, Barilevë, Prugovc, Besi, Bardhosh. 🕢 Dezinsektimi fillon nga ora 19:30. ⚠️ Në ditët e dezinsektimit, ju lutem të bëni kujdes në mbrojtjen e bletëve! 🐝 Drejtoria për Zhvillim Rural @donjetadragushaa Drejtoria e Shëndetësisë Izet Sadiku #prishtinapraktike💙
14 1
3 дней назад
Qytetarë të nderuar, Ju njoftojmë se Buxhetimi me Pjesëmarrje për vitin 2025 po fillon! Ftojmë të gjithë qytetarët të mblidhen, të propozojnë ide për projekte, të votojnë dhe ne do t’i realizojmë. Mos e humbisni këtë mundësi! Propozimet mund të jenë deri në 200,000 euro. Ftoheni të merrni pjesë! Drejtoria e Administratës Vigan Kastrati USAID Kosovo #prishtinapraktike💙
6 0
3 дней назад
Festat e Korrikut erdhën! Në rrugën "2 Korriku" në kryeqytet, nga data 2 deri më 4, zhvillohen aktivitete kulturore për të ringjallur memorien kolektive dhe për të kujtuar rezistencën e viteve '90 🎉. Festojmë Deklaratën Kushtetutese të Kosovës, 2 korrik 1990, pikënisja e krijimit të shtetësisë, simbol i qëndresës dhe aspiratave tona për liri dhe pavarësi, një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë 🇽🇰. Me moton "Thank You USA", festojmë gjithashtu me muzikë e fishekzjarre, Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, aleatit tonë më të madh 🇺🇸🎆. Prishtina po frymon art dhe kulturë! Drejtoria e Kulturës Sibel Halimi Pellumb Bajqinovci #prishtinaepërjetimeve💛
66 0
4 дней назад
Qytetarë të nderuar, Ju njoftojmë se Buxhetimi me Pjesëmarrje për vitin 2025 po fillon! 📅 Ftojmë të gjithë qytetarët të mblidhen, të propozojnë ide për projekte 💡, të votojnë 🗳️ dhe ne do t’i realizojmë. Mos e humbisni këtë mundësi! Propozimet mund të jenë deri në 200,000 euro. 💶 Ftoheni të merrni pjesë! Drejtoria e Administratës Vigan Kastrati USAID
13 0
6 дней назад
Të dashur qytetarë të Prishtinës, Kemi kënaqësinë t'ju informojmë se sot, nga ora 10:00, është hapur pishina publike e Gërmisë! 🏊‍♀️ Ju informojmë që sot gjatë gjithë ditës hyrja do të jetë pa pagesë, ju ftojmë të vini dhe të shijoni një ditë relaksi në mes të gjelbërimit të parkut të bukur të Gërmisë. 🌳 Çmimet e hyrjes gjatë pesë ditëve të javës janë: Për të rritur: 4 euro 💶 Për të vegjël: 2 euro 💶 Në fundjavë janë këto çmime: Për të rritur: 5 euro 💶 Për të vegjël: 2 euro 💶 Ejani dhe shijoni freskinë e pishinës sonë, ku ju presin ambiente të pastra dhe të sigurta për të gjithë familjen. 👨‍👩‍👧‍👦 Ju mirëpresim!
151 5
6 дней назад
Ju njoftojmë se dezinsektimi hapësinor 🦟 në Komunën e Prishtinës, faza e parë për vitin 2024, do të fillojë më datën 29.06.2024, nga ora 19:30 🕢. Hedhja e larvicideve do të kryhet më datat 27.06.2024 dhe 28.06.2024, duke filluar nga ora 09:00 🕘, sipas planit dinamik të operimit. Shënim: Dezinsektimi do të realizohet vetëm nëse kushtet atmosferike janë të përshtatshme 🌤️. Në të kundërtën, do të shtyhet për një datë të pacaktuar, për të cilën do t'ju njoftojmë. Drejtoria e Shëndetësisë Izet Sadiku
13 0
7 дней назад
Kampionati Evropian për shtete të vogla në basketboll fillon në Prishtinë Në Prishtinë sot filloi "Kampionati Evropian për Shtete të Vogla" në basketboll. "Ekipi ynë kombëtar i vajzave dhuroi shumë emocione gjatë ndeshjes, pavarësisht humbjes me rezultat 72-65 kundër Maltës. Ekipi përbëhet nga lojtare të reja në moshë, të cilat treguan perspektivë të madhe për të ardhmen" - deklaroi drejtori i sportit Bardh Krasniqi, i cili ishte i pranishëm për të zyrtarizuar nisjen e kampionatit. Ndeshja e radhës do të zhvillohet nesër kundër Qipros, dhe pritet një performancë më e mirë me synim fitore💪. Të gjithë qytetarët ftohen të marrin pjesë dhe të japin mbështetjen e tyre në Pallatin e Rinisë në orën 20:30, për të inkurajuar ekipin kombëtar të vajzave 🇽🇰. Drejtoria për Sport - Komuna e Prishtinës Bardh Krasniqi #prishtinapraktike💙 #prishtinaqytetisportit🩵
15 0
8 дней назад
Të premten, 28.06.2024, duke filluar nga ora 20:00, në sheshin "Zahir Pajaziti", mund të ndiqni një koncert të veçantë të muzikës klasike 🎶🎻. Ejani të gjithë, të përjetoni emocione të paharrueshme 😊❤️. Drejtoria e Kulturës Sibel Halimi #prishtinaepërjetimeve💛
29 0
8 дней назад
Njoftim 25.06.2024 e martë Kuvendit për Këshillin Lokal të Lagjes "Mati 3" Vendi: Shkolla "Mitrush Kuteli" Regjistrimi i qytetarëve me të drejtë vote për këtë lagje: 17:00 - 18:00 Fillimi i Kuvendit: 18:00 Vërejtje: Qytetarët me të drejtë vote janë vetëm banorët e lagjes, të cilët me vete duhet ta kenë një dokument të identifikimit. Me fillimin e kuvendit mbyllen dyertë e objektit, për shkak të mbarëvajtjes së procesit.
12 0
10 дней назад