Pixwox meki.gov.alПосты

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit🇦🇱

@meki.gov.al

Ministry of Economy, Culture and Innovation
Посты
883
Последователи
4,045
Follow
155
🎭 Kalendari Artistik Kulturor i Institucioneve Kulturore nën varësinë e MEKI për muajin Korrik 2024! 🎨✨🩰💫🎪 Një gamë e gjerë shfaqjesh, nga festivalet letrare tek baleti, muzika, panairet, tek workshopet, ekspozitat dhe shfaqet për fëmijë, që sjellin për të gjithë ju emocione të paharruara! 🎶🎭🎪🧸🎞️ Bashkohuni me ne për një udhëtim magjik në botën e artit dhe shfaqjeve! ✨ 👉🏻Shfletoni kalendarin, ruani datën dhe shihemi në skenë e kudo nëpër Shqipëri! 😍 #MEKI #Kultura #Arti #KalendariArtistik #TKOBAP #TeatriIKukullave #TeatriEksperimentalKujtimSpahivogli #CirkuKombëtar #teatrikombëtar
486 2
3 дней назад
📣🤩Bashkohuni me ne në rrugëtimin e kreativitetit dhe talentit në artin grafik! ✨ Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, çel edicionin e VIII-të të Konkursit Kombëtar “Novelat Grafike Shqiptare 2024” duke ftuar të gjithë të rinjtë deri në moshën 29 vjeç për të ndarë idetë kreative në botën e veçantë të artit grafik. Punimet më të mira do të vlerësohen me çmime! 🎨 🦸‍♂✏️ 👉🏻Njihuni me detajet e konkursit në https://meki.gov.al/konkursi-novelat-grafike-shqiptare-2024/ 📩Afati i dorëzimit të punimeve është data 31 korrik 2024, në adresën: novela.grafike@meki.gov.al Mirëpresim të gjitha idetë tuaja! 😊🎨✨ #MEKI #EkonomiaKulturaInovacioni #NovelatGrafike #AplikoTani
714 6
1 месяц назад
📸 Momente nga Karnavalet e Brazilit🇧🇷 ku ritmet energjike, ngjyrat e ndezura dhe atmosfera plot gjallëri pushtuan qytetin dhe gjallëruan Lungomaren e bukur të Vlorës! ✨🌊😍 Një mbrëmje e veçantë e ndriçuar nga magjia e performancave, duke lënë pas kujtime të paharrueshme për të gjithë.🎊🥰 #meki #ekonomiakulturainovacioni #javetkuleturorenderkombetare #ikn2024 #shqiperiamikpretboten #JavaKulturoreBraziliane #KarnavaletBraziliane #LungomareVlora #KultureBraziliane #Capoeira #Balerina #RitmPerkusioni #NgrohtesiDheNgjyra
129 0
4 часов назад
Baritoni i mirënjohur shqiptar, Gezim Myshketa, rikthehet pas 12 vitesh në qytetin e tij të lindjes, Durrës, për të dhuruar një koncert si rrallë më parë.🙌🏻 📆 6 Korrik 🕚 21:00 📍 Amfiteatri, Durrës Hyrja e lirë! Ju mirëpresim
230 7
7 часов назад
Mbështesim idetë për ti kthyer në biznes, përmes Programit të Vetëpunësimit😃 👉Njihuni me Brisildën🪡👚Ajo ishte e punësuar në sektorin fason ku dhe zhvilloi aftësitë e para në profesionin që sot ushtron. ✅Me dëshirën për të zhvilluar pasionin dhe vijuar punën në një biznes të sajin, ajo sapo u informua për mbështetjen nga programi i Vetëpunësimit, menjëherë aplikoi dhe u shpall fituese 👏🏼 Sot Brisilda ka hapur biznesin e saj 😄 dhe ofron shërbimin me shumë pasion e profesionalizëm duke informuar e ftuar dhe mikeshat e saj të aplikojnë në këtë program. Bëhu pjesë edhe ti e së bashku, zhvillojmë një plan të konsoliduar të biznesit dhe mund të financohesh deri në vlerën 500.000 lekë🤝 Apliko në Programin e Vetëpunësimit👇 https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=16366 💡Jetësoje idenë tënde! #akpa #formimprofesional #punesim #mundesi #karriere #trajnim #skills #tirana #puna #profesion #meki
171 0
8 часов назад
Gëzuar Ditëlindjen Anisa Markarian!🎂 Artistja sqimatare e talentuar, 🎬📽️e cila përmes roleve dhe interpretimeve të saj të paharrueshme kinematografike, si dhe nëpërmjet krijimeve të saj letrare me një shqipe të përkorë, u shndërrua në një nga figurat më të spikatura të elitës artistike dhe intelektuale shqiptare, duke u vlerësuar me titullin🎖️“Mjeshtër i Madh” i Punës. 🎞️📺Ndër rolet e spikatur ku Anisa ka interpretur: 🎀Vajzat me kordele të kuqe; 🎥Në çdo stinë; 📺Pranvera s’erdhi vetëm; 📽️Ngjyrat e moshës, etj. #GëzuarDitëlindjen #AnisaMarkarian
407 7
11 часов назад
Në Butrint turistët përjetojnë emocione nga më të ndryshmet, të cilat duan t’i ndajnë edhe me ne. Çfarë po pret? Eja dhe ti në Butrint. #albania #sarandë #beautifulalbania #ksamil #summer #visitalbania #placestovisit #whattodoinalbania #travel #beautifuldestinations #fyp #fy #viral #travel #backpacking
226 0
1 день назад
✨Përgjatë gjithë korrikut, TKOB vjen në shtëpitë tuaja me koncerte muzikore, balete dhe artistë që do ta bëjnë verën tuaj më të bukur. 🌞Zagushia e stinës nuk e mund dot freskinë që sjell vitaliteti i grave fatale të baletit “Fatalità”, i cili do të mbahet këtë fillim muaji në qytetin historik të Durrësit. ⚜️Baritoni i mirënjohur shqiptar, Gëzim Myshketa, vjen në qytetin e tij të lindjes, Durrës, me një koncert recital për të gjithë qytetarët. ✨“Carmina Burana”, me thirrjen e saj të fuqishme “O Fortuna”, vjen në qytetin bregdetar të Vlorës për të udhëtuar pastaj drejt Kotorit të Malit të Zi. 🤍Baleti “Uni” na vendos në përballje me veten në disa qytete turistike shqiptare. 🎞️Për të vijuar më pas me koncerte recitale dhe muzikë filmash, të cilat vijnë magjishëm në qytetet tuaja. 🤗Ju mirëpresim këtë korrik për të kërcyer e kënduar së bashku, në atmosferën që vetëm TKOB di të sjellë.
329 2
1 день назад
🎗 Përulemi përpara madhështisë së një prej shkrimtarëve më të shquar të letërsisë shqiptare, gjeniut të letrave shqipe Ismail Kadare, i cili me mprehtësinë e penës së tij i dha zë dhe jehonë bashkëkombësave dhe një vendi të vogël si Shqipëria nëpër botë. Gjeniut që la pas një testament të përjetshëm, një vlerë të paçmuar, shenjues i identitetit tonë kombëtar. Në këtë moment të dhimbshëm, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, miqve dhe gjithë atyre që e kanë dashur dhe e kanë çmuar punën e tij. Trashëgimia e Ismail Kadare do të mbetet ngaherë në kujtesën dhe zemrën tonë në çdo rresht e varg të tij. Faleminderit Mjeshtër i Madh, pusho në paqe! 🤍 #MEKI #EkonomiaKulturaInovacioni #IsmailKadare #Homazh
367 0
1 день назад
Pavijoni Kombëtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës 🇺🇸, i përfaqësuar nga artistët @gregory_de_la_haba dhe @dnasab pjesë e Edicionit të Parë të Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor të Durrësit @durres_biennale 📍 @teatri_a.moisiu Teatri “Aleksandër Moisiu” Durrës 5 tetor - 24 nëntor 2024 *** The National Pavilion of United States of America 🇺🇸represented by the artists Gregory de La Haba & dNasab, part of the First Edition of the Durrës International Biennale of Contemporary Art. 📍Theater “Aleksandër Miosiu” Durrës October 5 - November 24, 2024 *** Mbështetur nga | Supported by: @meki.gov.al @bashkia_durres @blendi.gonxhja @emiriana.sako Partnerët institucionalë | Institutional partners: Embassy of the Republic of Kosovo in Tirana @swedeninalbania Qendra Kulturore “Aleksandër Moisiu” Durrës @qendra_muzeore_durres @iictirana @goethezentrum_tirana @shkolla_e_mesme__jan_kukuzeli_ Museo Arte Contemporanea Andreas Lüthi Macal Orsara di Puglia @comune_bari @baskentuniversitesi_ @kantinaduka @eurosig.al @insig_sh.a @unitedbankofalbania @romeartweek @miaminewmediafestival Italia Media Art Festival. Partnerët mediatikë | Media partners: @bordomagazine INews Kunst Magazine, Zvicër Medi@Presse Swiss, Zvicër @ilcorrierenazionalegiornaleol Itali Corriere di Puglia e Lucania Itali #durres #international #biennale #of #contemporaryart #durresbiennale24 #october #05 #november #24 #2024 #albania #following #followers
190 2
1 день назад
Falenderojmë Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për mbështetjen e tyre! 🤝 _____________ 🎶Zâ Fest edicioni i VIII 📆18-19-20 Korrik 🎫 Biletat zyrtare online i gjeni në Linkun në Bio. 🎟️ Biletat fizike: 📍Shkodër - Bed Station 📍Tiranë - porosit në numrin ‪+355 68 304 0000 . . #zafest2024 #zâfest #meki #ministriaekulturës #ministriaekultures
185 0
1 день назад
E mbyllëm muajin qershor me marrëveshje dhe arritje të rëndësishme në fushat kryesore të MEKI. 🔝 📊Raporti i OECD për Konkurrueshmërinë 2024 e vendos Shqipërinë si 🥇lider në Ballkanin Perëndimor, me përmirësime në 13 nga 15 dimensione kyçe, përfshirë politikat e punësimit, turizmit dhe tregtisë. 🏛️Zhvilluam takime intensive me nivelin e lartë drejtues të UNESCO, ku pala shqiptare u vlerësua për të gjithë gatishmërinë dhe punën e bërë, në mbrojtje të trashëgimisë kulturore. Po ashtu miratuam vendimin për kredi me 0% interes për punonjësit e administratës publike, si një politikë nxitëse e që i vjen në ndihmë çdo punonjësi. Këto e shumë lajme të tjera kryesore, mund t’i shfletoni brenda ditarit mujor të përmbledhur të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, sikurse mund të na ndiqni edhe në webin tonë zyrtar: 🌐 www.meki.gov.al #MEKI #Marrëveshje #Arritje #Ekonomi #Inovacion #TrashëgimiKulturore #OECD #UNESCO #BuletiniMujor #Shqipëria2030 🦅🇦🇱✨
538 0
2 дней назад